Thyhet edhe Atletico Madridit në La Liga

Thyhet edhe Atletico Madridit në La Liga

21:29, 14/09/2019

Java e katërt e La Ligës ka dhuruar surprizën e radhës, pasi kryesuesit e kampionatit spanjoll, skuadra e vetme e cila kishte deri më sot pikë të plota, Atletico Madrid, u mund 2-0 përballë Real Sociedad.

Ka qenë një humbje me shijen e derbit të Madridit, pasi goli i parë i sfidës është shënuar nga “madrileni” Martin Odegard, pas devijimit të një mbrojtësi në gjuajtjen e norvegjezit kur regjistrohej minuta e 5-të e ndeshjes.

Pritej një reagim nga skuadra e Simeones, por në fakt ishte Sociedad që shënoi shpejt edhe të dytin, me Monreal që gjeti rrjetën kur regjistrohej minuta e 61-të pas një goditje nga këndi.

Gjatë atij aksioni, futbollisti goditi me top në kokë portierin Oblak, i cili desh të zëvendësohej nga Adan në katërkëndorin e Atleticos, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në sfidën e mesjavës në Ligën e  Kampioneve, edhe pse vetë portieri bënte shenjë se mund të vazhdonte ndeshjen.

Atletico u përpoq të ndryshonte diçka, por Diego Costa humbi rastet që iu shfaqën para portës, duke bërë që skuadra të mbyllte këtë javë me humbjen e parë të saj në kampionat, për t’i dhënë mundësinë rivalëve ndjekës që të shkurtonin diferencën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco