VIDEO/ Mesfushori shqiptar shënon golin e parë të sezonit

VIDEO/ Mesfushori shqiptar shënon golin e parë të sezonit

21:11, 14/09/2019

Mesfushori i Kombëtares, Kristi Qose, gjeti rrugën e rrjetës për herë të parë këtë sezon ekipin e tij, Ruzomberok në Sllovaki.

Takimi në shtëpi ndaj Sered, u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që shqiptari ishte ai që zhbllokoi shifrat me golin e tij në minutën e 28-të.

Pas një pasimi nga e djathta, portieri kundërshtar grushtoi, por topi mbeti në zonë dhe Qose u tregua më i shkathët për ta çuar në fundin e rrjetës.

Ekipi i shqiptarit u barazua në minutën e 75-të, dhe goli i shqiptarit vlejti vetëm për një pikë.

Pas 8 takimesh, Ruzomberok renditet në vendin e 10-të, të tretin nga fundi, teksa gjendet në një pozitë të vështirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco