Leipzigu, ‘kockë e fortë’ për Bayern Munchen

Leipzigu, ‘kockë e fortë’ për Bayern Munchen

20:55, 14/09/2019

Kryendeshja e javës së katërt të Bundesligës, mes Leipzigut dhe Bayernit të Mynihut, përfundoi në barazim 1-1, ndërsa dy skuadrat u detyruan të kënaqen me nga një pikë nga ky takim.

Bavarezët shkuan me pretendime në këtë transfertë dhe arritën të gjejnë avantazhin që në minutën e tretë me anë të sulmuesit polak Robert Lewandowski, që shënoi golin e shtatë sezonal.

Megjithatë vendasit e Leipzig nuk mund të dorëzoheshin kurrsesi dhe arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, kur Forsberg ekzekutoi saktë një 11-metërsh dhe mposhti Neuer.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat patën mundësi për të shënuar golin e fitores, ndërsa kroati i Bayernit, Niko Kovac përdori edhe kartën Philippe Coutinho, por topi nuk përfundoi në rrjetë dhe mbeti në fuqi barazimi 1-1.

Pas 4 javësh, kampionati gjerman kryesohet pikërisht nga Leipzig, që numëron 10 pikë të grumbulluara, e ndjekur nga Borussia Dortmund me 9 pikë dhe Bayern Mynih e Wolfsburg me nga 8 pikë secila.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco