Grindja me Mane, Salah zgjedh video-n që po bën xhiron e botës për t'u pajtuar me shokun e skuadrës

Grindja me Mane, Salah zgjedh video-n që po bën xhiron e botës për t'u pajtuar me shokun e skuadrës

09:10, 14/09/2019

Video-ja e dy fëmijëve që përqafohen me shumë dashuri me njëri-tjetrin, pasi kishin dy ditë pa u takuar bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Të njëjtën video ka postuar edhe Mohamed Salah në “Twitter”, por këtë herë me personazhe të ndryshme. Në atë që poston egjiptiani shihet ai nëpërmjet një montazhi teksa takohet me Sadio Mane, plot dashuri.

Kjo video vjen pas një sherri, që thuhej se të dy futbollistët kishin pas ndeshjes me Bërnlein.

Për t’i shuar këto zëra mendoi vetë Salah, i cili me videon e postuar në internet i ve kapakun të gjitha lajmeve, duke treguar se marrëdhënia me Manenë është përmirësuar. Për më shumë shikoni videon:

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco