Goli fantazëm, në Gjermani nuk përmbahen: Çfarë sheh VAR-i?!

Goli fantazëm, në Gjermani nuk përmbahen: Çfarë sheh VAR-i?!

08:54, 14/09/2019

Sistemi VAR është vendosur dhe në Gjermani, ashtu si në të gjithë ligat e mëdha të futbollit.

Por mbrëmjen e djeshme ky sistem ka njohur me të vërtetë një dështim.

Sifda mes Dusseldorf-Wolfsburg, që përfundoi në barazim 1-1, ka prodhuar një moment që ka revoltuar të gjithë opinionin sportiv në Gjermani, këtë nuk e fshehu edhe gazeta më e madhe në vend, duke vendosur titullin kryesor: "Çfarë sheh VAR-i"?!

Gjithçka ndodhi në minutën 16’, kur skuadra vendase shënoi golin e avantazhit, por para se aksioni të shkonte në zonë, topi kishte dalë jashtë vijës anësore. Mjaft e qartë dhe e dukshme dalja e topit, por gjyqtarët në dhomën e VAR nuk e kanë kapur këtë moment dhe e llogaritën të rregullt golin.

Gjithsesi pak minuta më vonë miqtë barazuan shifrat me golin Weghorst. Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco