Antonio Conte ka një plan për Alexis Sanchez: Do të rikthej Sanchez-in e dikurshëm

Antonio Conte ka një plan për Alexis Sanchez: Do të rikthej Sanchez-in e dikurshëm

08:27, 14/09/2019

Sanchez vitet e fundit ka ndryshuar shumë, nga një super lojtar te Barcelona e Arsenali, u shndërrua në një lojtar rezervë te Manchester Unitedi, duke mos arritur ta shfaqë më të mirën.

Conte, trajneri i Interit, synon që ta rikthejë Sanchezin e vjetër.

“Ai është lojtar i mirë, e ka treguar në të kaluarën se është. Ka fituar trofe, ka luajtur për Manchester United, Barcelona…”, u shpreh Conte.

“Ai është i shpejtë, i fortë dhe i lëvizshëm. Duhet ta ndihmojmë që të gjejë atë besimin që i ka humbur në Angli në vitet e fundit për arsye të ndryshme”.

“Duhet ta ndihmojmë të kthehet Alexisi që ne e njohim. Në të kaluarën kam parë shumë te ai dhe edhe tani besoj se është gati”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco