Mesfushori i Islandës: Isha i inatosur në fund të ndeshjes me Shqipërinë

Mesfushori i Islandës: Isha i inatosur në fund të ndeshjes me Shqipërinë

20:14, 13/09/2019

Emil Hallfredson është një nga elementët më me eksperiencë në radhët e përfaqësueses së Islandës që shkeli në “Elbasan Arena” dhe u largua me një disfatë 4-2 ndaj kuqezinjve.

Mesfushori i qendrës, i cili për shumë vite ka luajtur në Itali me skuadra si Verona, Udineze e Frozinone, aktualisht është pa ekip ndaj për të ka qenë një përgatitje e veçantë për të qenë gati ndaj Shqipërisë.

“Para ndeshjes isha shumë i përqendruar, pasi kisha tre muaj pa luajtur një ndeshje si titullar”, pranoi ai për mediat italiane.

“Për mua ishte situatë pak e veçantë, pasi jam pa skuadër, por jam stërvitur në Islandë, në skuadrën ku jam rritur, Fimleikafelag Hafnarfjordar. Ata luajnë kampionatin nga prilli deri në tetor, ndaj kam qenë aktiv, nuk kam humbur asnjë stërvitje për të qenë gati për ndeshjet e përfaqësueses. Fatkeqësisht, ishim të lodhur, ata ishin më të gatshëm. Në fund të ndeshjes isha i inatosur”, pranoi Hallfredson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco