Mourinho vlerëson Messin: Më ka bërë një trajner më të mirë

Mourinho vlerëson Messin: Më ka bërë një trajner më të mirë

19:37, 13/09/2019

Ish-trajneri i Real Madridit, Interit, Chelseat, Manchester Unitedit e disa klubeve tjera, Jose Mourinho, ka vetëm fjalë të mira për numrin 10-të të Barcelonës, Lionel Messi.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve EFE, Mourinho e ka pranuar se Leo e ka bërë “trajner më të mirë”.

“Messi kurrë nuk ka luajtur në ekipin tim, por duke luajtur kundër tij, më ka bërë trajner më të mirë, për shkak se është dashur t’i përgatis ndryshe ndeshjet, të organizoj ekipin”, u shpreh Mou.

Ndër të tjera, Mourinho mendon se numri një i La Ligas, Javier Tebas, ka të drejtë kur thotë se “Cristiano dhe Mourinho po i mungojnë Spanjës”.

“Mendoj se ka të drejtë sepse në aspektin mediatik ka qenë shumë më ndryshe, ata (Messi & Ronaldo) ishin rival dhe konkurronin mes tyre, isha unë që erdha nga Interi, ishte Guardiola dhe më e rëndësishme, për shkak të rivalitetit Real Madrid vs Barcelona”.

Më pas portugezi foli edhe për bashkëkombësin, Joao Felix, që për 127 milionë euro kaloi nga Benfica te Atletico Madridi.

Mou beson se Felix do të shndërrohet në një ndër më të mirët në botë në një të ardhme të afërt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco