Krespo thur elozhe për Martinez: E admiroj faktin që luan në...

Krespo thur elozhe për Martinez: E admiroj faktin që luan në...

18:18, 13/09/2019

Hernan Krespo u shkarkua si trajner i Banfield. Kjo nuk po kalon lehtë tek argjentinasi, por ai po përpiqet që ta rigjejë entuziazmin duke parë paraqitjet e njërit prej të përzgjedhurve të tij: Lautaro Martinez.

Tripleta e shënuar me Argjentinën kundër Meksikës i ka ringritur moralin numrit 10 zikaltër, po ashtu edhe ish-sulmuesit inter-ist, i cili ka shprehur gjithë gëzimin gjatë një interviste për shtypin italian. “Është një dem, pikërisht si pseudonimi. Fantastik”.

 

Çfarë ju pëlqen nga Lautaro?

Fillimisht, admiroj faktin që luan në më shumë se një rol. Është polivalent: si sulmues i parë apo i dytë, është njësoj. Dhe arrin të jetë i rrezikshëm dhe vendimtar në të dyja pozicionet, diçka aspak e lehtë. Sigurisht, arrin të japë më shumë përkrah një qendërsulmuesi klasik, megjithatë edhe nëse vepron vetë si i parë, arrin të jetë vrastar. Për më shumë ka teknikë për të shitur. Godet me të majtën, me të djathtën, ka tempizëm kur kërcen me kokë, është i zoti në zonë. Një sulmues i kompletuar dhe gati për kampionatin italian. Kishte të drejtë miku im Veron.Image

Si ju ishte shprehur Veron për Lautaron?

Që nuk i mungonte asgjë për të luajtur në Serinë A. Ma tha një vit më parë, në momentin kur u transferua tek Interi. Unë kisha disa dyshime, por më pas e studiova dhe më duhet të pranoj se jemi përballë një sulmuesi me të ardhme. Ta lemë të qetë, pa i vendosur presion, sepse duhet të rritet akoma.

Interi pra, ka një sulmues të madh.

Dëgjoni, Interi pjesëtarin kryesor e ka në stol: Konte është një fenomen absolut. Dhe nëse Lautaro ndjek udhëzimet e trajnerit, e dëgjon dhe punon sipas kërkesave të tij, do shndërrohet në një kampion. Me Lukakun formon një dyshe perfekte: njëri sulmon thellësinë, ndërsa tjetri vepron në hapësira. Më e mira për një skuadër që kërkon të zhvillojë një ide loje të shpejtë dhe efikase.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco