‘Hysaj tregoi se di edhe të shënojë’/ Agjenti reklamon kapitenin e Kombëtares

‘Hysaj tregoi se di edhe të shënojë’/ Agjenti reklamon kapitenin e Kombëtares

18:03, 13/09/2019

Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë në sfidën e fituar kundër Islandës me rezultatin 4-2.

Shkodrani shfaqi performancë shumë të mirë në fazën mbrojtëse, por edhe në atë sulmuese, teksa arriti të shënojë edhe një gol, i cili ishte i pari me fanellën e Kombëtares, pas një asisti spektakolar të marrë nga Rei Manaj.

Tashmë 25-vjeçari është rikthyer te Napoli, ku shpreson se do të bindë trajnerin Ancelotti për ta aktivizuar më shumë në ndeshjet e ardhshme.

Për mbrojtësin shqiptar ka folur edhe agjenti, Mario Giufredi, i cili në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, është shprehur: “Hysaj është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës dhe është i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Sampdorias. Ai bëri ndeshje shumë të mira me Shqipërinë, ku arriti të shënojë edhe një gol të mrekullueshëm. Ai tregoi se di edhe të shënojë”.

Hysaj ishte gjithë verën në merkato nga Napoli, por asnjë nga skuadrat e interesuara nuk arritën një marrëveshje me italianët dhe mbrojtësi mbeti te të kaltrit, të paktën deri në merkaton e janarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco