Argjentinë-Spanjë, finalja e Botërorit në basketboll për meshkuj

Argjentinë-Spanjë, finalja e Botërorit në basketboll për meshkuj

16:53, 13/09/2019

Luis Scola, 39 vjeç, i vetmi i mbijetuar nga brezi i artë i përfaqësueses së Argjentinës, që fitoi medaljen e artë olimpike në “Athinë 2004” dhe atë të bronztë në “Pekin 2008”, ishte protagonist absolut në fitoren e skuadrës së tij ndaj Francës, në gjysmëfinale të Botërorit të basketbollit, që po zhvillohet në Kinë.

Argjentina dominoi kundër përfaqësueses që nxori jashtë favoritët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke triumfuar në fund me rezultatin e thellë 80-66.

Scola e mbylli takimin me plot 28 pikë të shënuara dhe 13 “rebound”.

Finalja e Botërorit të basketbollit do të jetë Argjentinë-Spanjë, pasi iberikët mposhtën pas dy kohëve shtesë Australinë me rezultatin 95 – 88,

Ditën e diel, finalja e madhe do të paraprihet nga takimi për medaljen e bronztë, Australi-Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco