Fabregas: Është fenomen, ky lojtar do të bëhet më i miri në botë!

Fabregas: Është fenomen, ky lojtar do të bëhet më i miri në botë!

14:11, 13/09/2019

Cesc Fabregas beson se i riu francez,  Kylian Mbappe në të ardhmen do të bëhet lojtari më i mirë në botë.

Në një intervistë për “Goal”, mesfushori aktual i Monacos, thotë se Mbappe është një fenomen me aftësi të shkëlqyera, shkruan SYRI.net.

"Ai është një fenomen. Është e qartë që Mbappe do të jetë lojtari më i mirë në botë në të ardhmen", tha Fabregas.

"Unë gjithmonë mendoj se nëse do të luaja në të njëjtën skuadër do t’i jepja asist gjatë gjithë kohës sepse ai është kaq i shpejtë dhe eksploziv saqë ka mundësinë që të shkatërrojë mbrojtjen kundërshtare.

"Mbappe ndryshon shumë nga të tjerët pasi ai është shumë i uritur dhe di shumë mirë t’i shfrytëzojë aftësitë e tij”, përfundoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco