Antonio Conte provon një skemë të re tek Interi

Antonio Conte provon një skemë të re tek Interi

22:19, 12/09/2019

Pasi testoi me sukses në dy javët e para të kampionatit skemën 3-5-2, duke arritur dy fitore, Antonio Conte ka nisur eksperimentin për një tjetër rreshtim të Interit, që natyrisht nuk do të jetë ai bazë, por mund të përdoret kur gjërat nuk janë duke shkuar mirë.

Kështu në stërvitjen e sotme, Conte ka rreshtuar skuadrën me skemën 3-4-3, ku në sulm kanë qenë Politano e Sanchez që janë rreshtuar në krah të gjigantit belg Romelu Lukaku, për të kompletuar një “tredhëmbësh” të frikshëm në letër.

Ky rreshtim duket se po “josh” Conten, që kështu mund t’u gjejë vend nga minuta e parë si Alexis Sanchezit, ashtu edhe Lautaro Martinezit, ndërsa Interi i tij mund të “ndërrojë lëkurë” lehtësisht, kur ndeshje nuk është duke shkuar mirë.

Megjithatë të shtunën në mbrëmje, në ndeshjen ndaj Udineses, nuk priten surpriza, pasi në “San Siro” zikaltrit do të zbresin në fushë me rreshtimin e zakonshëm 3-5-2, ku në sulm pritet të nisen nga minuta e parë Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco