‘Sot zemra ime u mbush përsëri’, Maxi Lopez takohet me fëmijët e tij pas shumë kohësh

‘Sot zemra ime u mbush përsëri’, Maxi Lopez takohet me fëmijët e tij pas shumë kohësh

21:36, 12/09/2019

Pasi deklaroi publikisht se Wanda Nara nuk po respektonte marrëveshjen e nënshkruar nga gjykatësi në lidhje me regjimin e vizitave prindërore, Maxi López u ribashkua me tre fëmijët e tij në Itali.

Futbollisti argjentinas nënshkroi me Crotone, një ekip Italian, që luan në Serie B, me seli në Kalabria, për të qenë më pranë tre fëmijëve të tij, të cilët janë sistemuar në Milano, ku luajti Mauro Icardi para se të transferohej në Francë për të veshur fanellën e PSG.

Lopez ishte në Itali, kur u takua me Valentino (10 vjeç), Constantino (8) dhe Benedicto (7), për të cilët futbollisti pretendoi t’i ketë parë vetëm dy herë në vit.

 "Sot zemra ime u mbush përsëri, - shkroi bjondi në llogarinë e tij në Instagram, ku postoi foton e të katërve bashkë, por la edhe një mesazh sugjestiv: "Asgjë, askush nuk e prish këtë katërshe aq të bukur. Ju jeni gjëja më e shenjtë për mua. Ju dua!"

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco