Pochettino i del në mbrojtje Eriksen-it: Është një lojtar i rëndësishëm...

Pochettino i del në mbrojtje Eriksen-it: Është një lojtar i rëndësishëm...

19:43, 12/09/2019

U mendua për një kohë të gjatë se Christian Eriksen do të largohej nga Tottenham, mirëpo në fund ai qëndroi.

Emri i tij lidhej me skuadrën e Real Madrid, por trajneri Zinedine Zidane nuk e preferonte, pasi dëshira e tij ishte Paul Pogba.

Por edhe pse qëndroi, danezi nuk u aktivizua në ndeshjet e para të kampionatit, dhe nga mediat përflitej se ky ishte një sinjal i qartë se 27 vjeçari nuk ishte më në planet e trajnerit.

Megjithatë Eriksen u rikthye, në barazimin e Tottenham ndaj Arsenalit (2-2).

I pranishëm në një konferencë për shtyp, trajneri i klubit londinez, Mauricio Pochettino foli për futbollistit: “Ai është i lumtur këtu, ashtu siç ju thash dhe para ndeshjes me Arsenal.

Aktivizimi me Arsenal erdhi pasi ai ndjehej mirë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, dhe e vlerësoj shumë. Por gjitha vendimet merren në bazë të performancës”, përfundoi tekniku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco