Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

De Biasi shuan dyshimet për Strakoshën: Ka dëshmuar se është i fortë

De Biasi shuan dyshimet për Strakoshën: Ka dëshmuar se është i fortë

19:11, 12/09/2019

Tomas Strakosha po kalon një periudhë shumë të mirë, teksa pasi arriti të marrë vendin e titullarit te Lazio, tani duket se ka fituar vendin e titullarit edhe te Shqipëria, duke lënë në stol Etrit Berishën.

Në Itali, Strakosha konsiderohet me të ardhme të madhe dhe të gjithë shprehen se ai i ka të gjitha mundësitë për tu bërë një portier i madh.

Për këtë ka folur edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Giani De Biasi, i cili në një intervistë për mediat e vendit të tij, u shpreh: “A mund të bëhet Strakosha një portier i madh? Tomasi i madh (qesh). Për të do të jetë një vit konfirmimi dhe përmirësimi, unë pres gjëra të mëdha nga ai sepse i ka të gjitha mundësitë për të bërë mirë. Unë e respektoj shumë atë, ai është një djalë shumë i mirë. Disa kanë ende dyshime për të, por unë nuk arrij ta kuptoj pse ndodh kjo. Ai e ka dëshmuar se është i fortë dhe si gjithë portierët e tjerë mund të bëjë edhe gabime. Unë mendoj se gjërat pozitive janë më shumë se ato negative, të cilat dallohen.”, theksoi italiani.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco