Lukaku sfidon rivalët: Duhet të sqarojmë njëherë e mirë se...

Lukaku sfidon rivalët: Duhet të sqarojmë njëherë e mirë se...

18:58, 12/09/2019

Transferimi i kësaj vere i Interit, Romelu Lukaku, foli në një intervistë të gjatë për “ESPN”.

Belgu vlerësoi maksimalisht Conten dhe klubin “zikaltër”, dhe u shpreh shumë i entuziazmuar për këtë aventurë të re.

 "Ishte koha e përkryer për mua që të largohesha nga Anglia, nuk doja të qëndroja më atje. Gjeta një grup lojtarësh me të vërtetë të veçantë. Dhe ne kemi personin e duhur për të na udhëhequr për të shkuar larg(Conte).

Scudetto?  Nuk mendoj se duhet të flasim për këtë. Është një trajner i ri, një ekip i ri, një mënyrë e re loje. Pak nga Pak! Jemi duke u mësuar . Por, duhet të lëvizim siç duhet. Dhe duhet të sqarojmë njëherë e mirë se sa herë një ekip do të përballet me Interin do të jetë një betejë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco