Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Vedat Muriqi lë përshtypje të mira te klubi anglez

Vedat Muriqi lë përshtypje të mira te klubi anglez

18:17, 12/09/2019

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e ka rritur reputacionin e tij pas paraqitjeve në dy ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020, kundër Çekisë në “Fadil Vokrri” dhe Anglisë në Southampton, duke realizuar në të dyja sfidat.

25-vjeçari raportohet se ka lënë përshtypje shumë të mira te skautët i Spurs-ave  në stadiumin “St Mary’s”.

Sipas gazetës turke “Fanatik”, drejtuesit e Tottenhamit janë të gatshëm të vazhdojnë monitorimin e numrit 9 të Fenerbahces.

Trajneri Mouricio Pochettino thuhet se po kërkon një sulmues të fortë, pas largimit të Fernando Llorente dhe Vincent Jansson.

Muriqi iu bashkua Fenerbahces këtë verë dhe nën kontratë deri në qershor të vitit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco