Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Messi tregon për raportet që ka me Antoine Griezmann

Messi tregon për raportet që ka me Antoine Griezmann

17:24, 12/09/2019

Lionel Messi ka dhënë një koment të shkurtër lidhur me raportin e tij me Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez është transferuar te skuadra e Barcelonës gjatë kësaj vere për shumën e 120 milionë eurove, por transferimi i tij ishte shoqëruar me disa zëra që thoshin se Messi nuk e pëlqen kampionin e botës.

Gjithsesi, argjentinasi së fundmi është pyetur për raportin e tij me ish-lojtarin e Atletico Madrid, duke dhënë një përgjigje të shkurtër.

“Griezmann? Nuk kam pasur shumë kohë që të takohem me të”, ka thënë fillimisht Messi.

“E vërteta është se që kur unë jam kthyer, unë kam qenë i dëmtuar dhe jam stërvitur i vetëm. Unë nuk përfshihem shumë me grupin”, ishin fjalët e liderit të katalanasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco