Akuzat nga Austria, reagon presidenti i Skënderbeut, Takaj: Është një…

Akuzat nga Austria, reagon presidenti i Skënderbeut, Takaj: Është një…

15:14, 12/09/2019

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, mohon të ketë kërcënuar njeri dhe aq më tepër të njohë Sanel Kuljiç.

Takaj reagon pas akuzave të ish-futbollistit të dënuar për trukime ndeshjesh.

“Kush është ky që më akuzon?! Hera e parë që e dëgjoj, nuk e njoh fare dhe as jam takuar ndonjëherë në jetën time me një person të tillë. Është një shpifje. Nuk kam kërcënuar njeri”, deklaroi Takaj për “Panorama Sport”.

Kujtojmë që po ditën e sotme, në një artikull të publikuar në gazetën austriake “Krune”, ish-lojtari Sanel Kuljiç, i dënuar për fiksim ndeshjesh, përmendte presidentin e Skënderbeut, si një nga personat që i ishte afruar për trukime, e tashmë që ka dalë nga burgu, që e kërcënonte me jetë.

Skandali/ Ish-lojtari i burgosur akuzon presidentin e Skënderbeut: Ju tregoj si trukonin ndeshjet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco