Katastrofë për Realin, dëmtohet tjetër lojtar i rëndësishëm

Katastrofë për Realin, dëmtohet tjetër lojtar i rëndësishëm

14:45, 12/09/2019

Zinedine Zidane është me "dhimbje koke" pasi infermierisë së Realit i shtohet edhe një tjetër lojtar i madh.

Bëhet fjalë për Luka Modric i cili po vuan nga një dëmim muskulor në këmbën e djathtë

Sipas njoftimit të “Los Blancos”, ylli kroat do të jetë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane për duelet kundër Levantes në La Liga dhe përplasjen ndaj Paris Saint-Germainit në Champions League.

Modric luajti me Kroacinë kundër Azerbajxhamit duke realizuar gol nga penalltia, por ai të mërkurën nuk është stërvitur me bashkëlojtarët e tij në Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco