Ronaldo e ftoi për darkë, Messi i përgjigjet ‘armikut’ të përjetshëm

Ronaldo e ftoi për darkë, Messi i përgjigjet ‘armikut’ të përjetshëm

10:53, 12/09/2019

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi pranon se nuk është mik i ngushtë i Cristiano Ronaldos, por thotë se ai me kënaqësi do të pranonte një ftesë për darkë nga sulmuesi i Juventusit.

Të dy rivalët e përjetshëm panë që rrugët e tyre të kryqëzohen edhe një herë në gala-në e fundit të çmimeve të UEFA-s. Të ulur përkrah njëri-tjetrit në rreshtin e parë, dyshja u pyet për raportin mes tyre, pasi kishin kaluar shumë vite rivalitet të ashpër për çmimet kolektive dhe individuale.

Ronaldo atë mbrëmje ishte në qendër të vëmendjes pasi me deklaratën e tij ftoi Lionel Messin të takoheshin për të konsumuar një darkë së bashku, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

I pyetur nga gazeta katalanase “Sport”, nëse ai do të pranonte një ftesë për darkë nga CR7, ikona argjentinase thotë se do të ishte i lumtur ta kalonte kohën në kolegun portugez.

"Po, nuk kam asnjë problem në lidhje me këtë. Gjithmonë kam thënë se nuk ekziston ndonjë problem mes nesh. Ne mund të mos jemi miq, sepse nuk kemi ndarë kurrë një dhomë zhveshjesh së bashku, por gjithmonë e takoj atë nëpër ceremoni të shpërndarjeve të çmimeve dhe nuk kam asnjë problem.

Ne në fakt kemi biseduar me njëri-tjetrin për një kohë mjaft të gjatë në ceremoninë më të fundit. Nuk e di nëse do të ketë një darkë mes nesh. Varet, nëse rrugët do të kryqëzohen për arsye të dukshme. Secili ka jetën dhe angazhimet e veta. Por, padyshim, unë do ta pranoja ftesën".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco