Perez e pranon: Reali tentoi transferimin e Pogba-s dhe Lewandowski-t, por dështoi!

Perez e pranon: Reali tentoi transferimin e Pogba-s dhe Lewandowski-t, por dështoi!

09:47, 12/09/2019

Florentino Perez pranoi se Real Madridi ishte përpjekur për të nënshkruar me Paul Pogba-në dhe Robert Lewandowskin.

Presidenti i Madridit shpjegoi se përkundër tentativave klubet e dy lojtarëve refuzuan plotësisht shitjen e tyre, duke e bërë operacionin të pamundur.

“Ka lojtarë që nuk shiten”, ka thënë fillimisht presidenti Florentino.

 “Ne tentuam Lewandowskin për disa vite dhe asgjë nuk ndodhi sepse ai nuk ka klauzolë dhe Bayern Munich nuk e shet.

“Nuk ka asnjë mënyrë. Kjo ka ndodhur edhe me Pogban. Kur disa lojtarë që mund të shiten, ne mund të tentojmë për ta”.

Florentino adresoi gjithashtu problemet që klubi u përball në sezonin e kaluar dhe pranoi se ishin bërë gabime.

 “Ne kishim 9 kandidatë për Topin e Artë dhe një ekip me vlerë 1.2 miliardë euro. Vitin e kaluar problemi nuk ishte një lojtar, por mentaliteti i të gjithëve”, përfundoi Perez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco