Messi: Do të doja që Barcelona të transferonte këtë super futbollist

Messi: Do të doja që Barcelona të transferonte këtë super futbollist

09:21, 12/09/2019

Sezoni i ri e ka gjetur Barcelonën në një “konflikt” me vetveten. Dëmtimet e shumta dhe mungesat në skuadër kanë ndikuar shumë në atmosferën e katalanasve.

Një tjetër problem për ta, është shfaqur dhe çështja Neymar i cili ishte objektivi kryesor i merkatos që fatkeqësisht për Barçën nuk e arritën dot.

Për “t’i hedhur benzinë zjarrit” mendon dhe ylli i skuadrës, Lionel Messi i cili ka bërë një deklaratë për “Sport” në Spanjë.

"Unë do të doja që Neymar të rikthehej në klub. Sinqerisht, nuk e di nëqoftë se Barelona bëri gjithçka që mundej për ta rikthyer. Gjithësesi nuk është e thjeshtë të negociosh me Paris Saint Germain.

Neymar është një lojtar i mirë por unë nuk e kam kërkuar kurrë që të rikthehej patjetër në Spanjë. Unë thjesht kam dhënë mendimin tim. Skuadrën e kemi të kompletuar me shumë lojtarë të rinj”.

Messi i ka dhënë fund dhe zërave që lidhin me një largim të mundshëm nga Barcelona në fund të sezonit.

“Kjo është shtëpia ime dhe unë nuk dua të largohem, por dua të fitoj tituj” – shprehet argjentinasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco