Blerja e bujshme e Interit bën debutimin kundër Udineses

Blerja e bujshme e Interit bën debutimin kundër Udineses

08:37, 12/09/2019

Alexis Sanchez u bashkua me Interin nga Manchester United si huazim në ditët e fundit të merkatos.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Antonio Conte ka vendosur se Sanchez do të ketë shansin ta nisë nga minuta e parë në ndeshjen e fundjavës ndaj Udinese-s.

Sulmuesi nga Kili do të luajë përkrah Romelu Lukakut, me të cilin ka luajtur te Manchester United, në skemën 3-5-2.

Ky do të jetë debutimi i Sanchez me fanellën zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco