Skënderbeu prezanton sulmuesin e talentuar nga Kosova

Skënderbeu prezanton sulmuesin e talentuar nga Kosova

08:28, 12/09/2019

Megjithëse merkatoja e verës ka ditë që është mbyllur, Skënderbeu vazhdon të përforcojë skuadrën dhe së fundmi ka firmosur me talentin 20-vjeçar, Arbnor Muja.

I riu që aktivizohet edhe me Kosovën U-21, luan si sulmues, kryesisht në krahun e djathtë. Muja e ka nisur karrierën tek Trepça 89’, ndërsa sezonin e kaluar u transferua tek ekipi i dytë i gjermanëve të Braunshvajgut, ku zhvilloi edhe 17 takime me ta, e shënoi 7 gola.

Tashmë, Muja ka firmosur për 2 vite me Skënderbeun, ndërsa sot është bashkuar me grupin e Ilir Dajës, e do të jetë në dispozicionin e tij që këtë fundjavë ndaj Tiranës.

 

Njoftimi i Skënderbeut:

Talenti Arbnor Muja është bashkuar sot zyrtarisht me KF Skënderbeu.

20-vjeçari ka firmosur përpara përfundimit të merkatos kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 2 vitet e ardhshme por vetëm sot ka arritur të bashkohet me grupin si pasojë e angazhimit me ekipin përfaqësues Under21 të Kosovës.

——————

PROFILI I LOJTARIT:

Datëlindja: 29 Nëntor 1998

Nënshtetësia: Kosovare

Gjatësa: 1. 79 M

Pozicioni: Mesfushor i djathtë, Sulmues

Karriera: Trepça 89’ , Braunschëeig

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco