U largua nga Kombëtarja prej dëmtimit, Etrit Berisha nuk stërvitet as me SPAL-in

U largua nga Kombëtarja prej dëmtimit, Etrit Berisha nuk stërvitet as me SPAL-in

23:52, 11/09/2019

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, u largua nga grumbullimi një ditë para ndeshjes me Islandën dhe vendin e tij e zuri Gentian Selmani.

Gardiani kuqezi kishte probleme fizike dhe për këtë arsye, e kishte të pamundur të ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen që kuqezinjtë fituan me rezultatin 4-2.

Sakaq, edhe me skuadrën e tij në Itali, Berisha ende nuk e ka nisur stërvitjen.

Ditën e sotme, SPAL-i ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Lazios në kampionat dhe me trajnerin Semplici ishin të gjithë futbollistët përveç Berishës dhe Janikovic.

Futbollisti malazez do të bashkohet me skuadrën ditën e nesërme, ndërkohë që Berisha do të nisë përgatitje individuale duke qenë se ka lodhje të tepërt në muskujt e kofshës së djathtë.

Gjendja e tij do të vlerësohet këto ditë dhe më pas do të vendoset nëse do të luajë apo jo kundër Lazios, ish-skuadrës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco