Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Përpara përballjes me Turqinë, Kombëtares Shqiptare i vjen një lajm i mirë

Përpara përballjes me Turqinë, Kombëtares Shqiptare i vjen një lajm i mirë

23:50, 11/09/2019

Fitorja ndaj Islandës i mundësoi Shqipërisë rikthimin shpresës për një kualifikim  të mundshëm në Evropian.

Në datën 11 tetor, kuqezinjtë do të përballen në transfertë me Turqinë .

Por përpara kësaj transfertë për kuqezinjtë, ka ardhur një ‘lajm i mirë’ nga Turqia duke qenë se pak ditë më parë, Xhengiz Under ka pësuar një dëmtim. Ylli i Romës ka probleme me kofshët dhe nga rezultatet mjekësore të publikuara ditën e sotme, raportohet se Under duhet të qëndrojë të paktën 5 javë larg fushave të blerta, duke konfirmuar në këtë mënyrë mungesën ndaj Shqipërisë dhe Francës.

Një fitore në Turqi, do të hapte rrugën për në Europian pasi më pas do të luajë Shqipëria dy ndeshje të lehta në letër përballë Moldavisë dhe Andorrës. Shqipëria i mbyll kualifikueset në shtëpi, ku përballë do të ketë kampionët e Francës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco