Djali i Diego Simeones, Giuliano, ka lënë ekipin e të rinjve të River Plate për të nënshkruar për Atletico Madridin.
Simeone më i ri do të bashkohet menjëherë me akademinë e Los Colchoneros, me 17-vjeçarin që ka zbuluar dëshirën e tij për t’u larguar nga Argjentina për shkak të një situate të vështirë sociale.
Largimi i tij shkaktoi probleme brenda River Plate, dhe bordi i drejtorëve të klubit argjentinas kanë detyruar spanjollët të paguanin një tarifë përpara se ta lejonin të largohej falas.
Familja Simeone mund të bëjë një kërkesë bazuar në të drejtat e prindërve, por River Plate ka hedhur poshtë këtë mundësi dhe po kërkojnë që tarifat e transferimit të paguhen plotësisht.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: