Mesfushori i Bayern Munchen dëmtohet gjatë grumbullimit me Gjermaninë

Mesfushori i Bayern Munchen dëmtohet gjatë grumbullimit me Gjermaninë

22:41, 11/09/2019

Ndalesa e kombëtareve ka sjellë probleme për Bayern Munchen, pasi një futbollist i bavarezëve është dëmtuar me Gjermaninë.

Leon Goretska është dëmtuar gjatë grumbullimit me Gjermaninë, para se këta të fundit të përballeshin me Holandën.

Pas ekzaminimeve mjekësore, mjekët zbuluan një problem në kofshën e majtë dhe i  kanë bërë me dije klubit se mesfushorit i duhet të paktën 1 muaj për tu rikuperuar.

Kovaç duhet të bëjë pa 24-vjeçarin, i cili edhe pse nuk ishte një titullar i padiskutueshëm për trajnerin, ishte një zgjedhje shumë e mirë në stolin e rezervave.

Goretska kaloi te Bayerni një vit me parë, teksa kompletoi kalimin e tij nga Shalke 04 si një lojtar i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco