Arrestohet agjenti i portierit të Real Madrid, akuzohet për...

Arrestohet agjenti i portierit të Real Madrid, akuzohet për...

22:37, 11/09/2019

Agjenti i portierit të Real Madrid Thibaut Courtois raportohet të jetë arrestuar në Monaco pas akuzave për ‘pastrim parash dhe korrupsion’ në futboll.

 Christophe Henrotay përveç portierit madrilen përfaqëson dhe Kevin Mirallas, dhe ish-lojtarin e Leicester Youri Tielemans.

Në deklaratën nga zyra e prokurorit belg shkruhet: ”Situata kryesisht përqendrohet në pastrimin e parave në lidhje me shitjen e lojtarëve të futbollit”.

Detaje të mëtejshme nga e përditshmja belge Het Laatste Nieuws raporton se ‘kërkimet u bënë në Monaco, Liege dhe Londër’, si pjesë e hetimit në vazhdim.

Raporti vazhdon të zbulojë se Henrotay do të merret në pyetje nga zyrtarët belg në Monaco të enjten para se të merret një vendim nëse ai do të kthehet në vendin e tij të lindjes.

Henrotay është një agjent i profilit të lartë dhe punon me një numër lojtarësh të ekipit kombëtar belg për t’u bërë ndërmjetës i transferimeve të tyre. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco