Ancelotti ankohet për dhomat e zhveshjes në stadiumin e Napolit

Ancelotti ankohet për dhomat e zhveshjes në stadiumin e Napolit

22:18, 11/09/2019

Napoli pritet të rikthehet në stadiumin “San Paolo” këtë fundjavë, për ndeshjen përballë Sampdorias, por trajneri Carlo Ancelotti nuk është aspak entuziast dhe ka reaguar ashpër nëpërmjet një deklarate.

Stadiumi iu nënshtrua një rikonstruksioni nga maji i vitit të kaluar dhe punimet në impiant e në shkallët e stadiumit përfunduan që në korrik, por ajo që ka nervozuar së tepërmi trajnerin e napolitanëve, ishte gjendja e dhomave të zhveshjes.

Pashë sot gjendjen e stadiumit dhe u skandalizova me dhomat e zhveshjes.  Ku do të ndërrohemi për të luajtur ndaj Sampit dhe Liverpoolit? Për dy muaj ndërtohet nga e para një shtëpi dhe jo më dy dhoma zhveshjesh. Është një mungesë korrektese nga ana e atyre që bëjnë dhe ndjekin punimet. Dikush duhet të përgjigjet për këtë”, tha Ancelotti në një deklaratë që u publikua edhe nga klubi napolitan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco