Çështja Neymar, ja vendimi i fundit i marrë nga PSG

Çështja Neymar, ja vendimi i fundit i marrë nga PSG

20:55, 11/09/2019

Neymar qëndroi tek Parisi pavarësisht se dëshira për tu larguar ishte e madhe.

Por sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “ TuttoSport” drejtori sportiv i PSG, Leonardo ka vendosur që ta largojë brazilianin gjatë merkatos dimërore.

“Ne jemi të hapur për të folur për lojtarët, por nuk u arrit marrëveshja,” tha drejtori gjatë verës, duke shpjeguar se arsyeja pse Neymar nuk u largua ishte për shkak të mungesës së një oferte të pranueshme.

“Nëse dikush dëshiron ta blejë atë, atëherë mund të paraqesin një ofertë dhe ne do të shohim nëse i kënaq të gjitha palët”.

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus ishin klubet të lidhura me lojtarin gjatë merkatos së verës dhe duket se kjo sagë transferimi ka ende disa kapituj për të kaluar

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco