Vllaznia e pëson nga një penallti në Champions League për femra

Vllaznia e pëson nga një penallti në Champions League për femra

19:59, 11/09/2019

Vllaznia e Femrave luajti ditën e sotme sfidën e parë historike, në turin 1/32 të Champions League, pasi u kualifikua si e para në grup.

Përballë skuadrës daneze të Fortuna Hjorring, vajzat shkodrane u mundën minimalisht 0-1, vetëm nga një penallti në pjesën e dytë.

Në fraksionin e parë, Vllaznia provoi që në minutat e para, ndërsa shanse pati edhe Fortuna, që në 45 minuta goditi dy herë shtyllën.

Në të dytën, Fortuna sulmonte më shumë, dhe vetëm në minutën e 67-të, fitoi një penallti pas një ndërhyrje të gabuar brenda zone.

Nga pika e bardhë e mori përsipër Moler, e cila nuk gaboi. Deri në minutat e fundit, Vllaznia u duk e pafuqishme për të barazuar, por ndërkohë mbajti portën të paprekur nga goli i dytë.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të luhet në fushën e danezeve, ndaj Vllaznia ka ende shanse për kualifikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco