VIDEO/ Tifozët e Interit i bëjnë një surprizë Conte-s, këndojnë në kor: ‘Kush s’kërcen është Juventin’, ja reagimi i tij

VIDEO/ Tifozët e Interit i bëjnë një surprizë Conte-s, këndojnë në kor: ‘Kush s’kërcen është Juventin’, ja reagimi i tij

19:55, 11/09/2019

Mbrëmjen e djeshme skuadra e Interit prezantoi fanellën e tretë përpara tifozëve të saj që kishin ‘pushtuar’ Milanon.

Mirëpo gjatë prezantimit të fanellave, tifozët “zikaltër” i kanë bërë një surprizë trajnerit Antonio Conte.

Tifozët duke e ditur se Conte ka qenë pjesë e Juventusit dikur, kanë filluar të këndojnë në kor :“chi non salta bianconero ‘e”, që do të thotë: “Kush s’kërcen është juventin”.

Menjëherë pas kësaj të gjithë sytë ishin te Conte, ndërkohë që e gjithë skuadra kërcente.

Tekniku refuzoi të kërcejë duke ditur edhe të kaluarën e tij me Juventusin, teksa gjithë këtë situatë e kaloi me të qeshur.

Për më shumë shikoni videon:

                                                                                                                                                         

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco