Ronaldo jep këtë përgjigje kur pyetet nëse do ta fitojë ‘Topin e Artë’

Ronaldo jep këtë përgjigje kur pyetet nëse do ta fitojë ‘Topin e Artë’

19:30, 11/09/2019

Pasi shënoi katër gola në fitoren 5-1 të Portugalisë ndaj Lituanisë, Cristiano Ronaldo u pyet për shanset e tij për të fituar “Topin e Artë”.

Ai tashmë është i nominuar në treshen e fundit të FIFA-s, The Best, por ka insistuar se nuk po mendon për çmime të tilla tani.

“Siç them gjithmonë, nuk e jetoj futbollin duke menduar për çmime individuale”, tha ai pas fitores të së martës në mbrëmje të Portugalisë me Lituaninë.

“Kjo vjen si rezultat i asaj që fitohet kolektivisht. Por është mirë nëse e fitoj, nuk do të gënjej”, tha 34-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco