VIDEO/ ‘Bëmë Baba të të ngjajë’, shikoni çfarë ka bërë së fundmi djali i Messit

VIDEO/ ‘Bëmë Baba të të ngjajë’, shikoni çfarë ka bërë së fundmi djali i Messit

19:19, 11/09/2019

Leo Mesi është një nga  lojtarët që ka lënë gjurmë në botën e futbollit.

Mesa duket në gjurmët e sulmuesit argjentinas po ecën edhe djali i tij, Mateo Mesi.

Në një video të postuar në rrjetin social “Instagram”, nga bashkëshortja e Mesit, Antonela, shihet djali i tyre në një fushë futbolli, teksa gjuan topin në drejtim të portës.

Pasi shënon gol, Mateo na surprizon me festimin e tij, teksa bën gjestet e babait të tij kur shënon gol. Vogëlushi vrapon drejt kamerës për të festuar golin e tij, duke ngritur duart drejt qellit.

Menjëherë kjo video po bën xhiron e botës, pasi vogëlushi ka nisur të bëjë gjestet e babait të tij që në një moshë shumë të vogël. Për më shumë shikoni videon:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco