Ngatërresa me himnin e Shqipërisë, spikeri francez tregon si e përjetoi atë gabim

Ngatërresa me himnin e Shqipërisë, spikeri francez tregon si e përjetoi atë gabim

18:56, 11/09/2019

Ajo që ndodhi ditën e shtunë në “Stade De France” bëri xhiron e botës dhe e vuri në një pozitë shumë të sikletshme Francën, e cila kërkoi ndjesë zyrtarisht te pala shqiptare për ngatërrimin e himnit përpara sfidës Francë-Shqipëri.

Gafa u bë edhe më e rëndë për shkak se spikeri i stadiumit e ngatërroi Shqipërinë edhe me Armeninë në momentin që po sqaronte situatën nga fonia e impiantit.

Por cili është ai? Quhet Frank Stanislas Andre Barzin, mban nofkën Maks Kampo dhe njihet nga të gjithë si Maksi i stadiumit “Stade de France”.

Image

Ish-drejtues radiofonik dhe DJ i njohur në Francë, prej shtatorit të vitit 2010 mban zyrtarisht detyrën e animatorit të impiantit më të madh transalpin.

Në një prononcim për “L’Equipe”, ndër të tjera ai ka thënë: “Nuk kam fjetur dy net dhe ndjehem tmerrësisht keq për atë që ndodhi. Ishte një gabim shumë i rëndë nga ana ime dhe jam gati të marr përsipër pasojat që ky gabim mund të sjellë,” theksoi 50-vjeçari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Populli11/09/2019 21:25

Kush ia ka dhene gjeografine ketij hundeperpjeti...

Shto koment

Denonco