Valencia shkarkon papritur trajnerin para sfidës me Barcelonën

Valencia shkarkon papritur trajnerin para sfidës me Barcelonën

17:56, 11/09/2019

Vendim i papritur i drejtuesve të Valencias vetëm pak ditë para transfertës tepër të vështirë në “Camp Nou” ndaj Barcelonës.

Klubi valencian ka njoftuar shkarkimin nga detyrë të trajnerit Marcelino.

Në fakt, 54-vjeçari kishte mosmarrëveshje me pronarët e klubit, duke mos e fshehur zhgënjimin për merkaton e dobët të kryer gjatë kësaj vere.

Skuadra, tri ditë para sfidës me “blaugranat” i është besuar Albert Celades, ish-futbollistit të Barcelonës dhe Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco