'Më thërrasin gladiator, ja pse e mbaj maskën! Nuk e di pse vëllait tim...'

'Më thërrasin gladiator, ja pse e mbaj maskën! Nuk e di pse vëllait tim...'

09:42, 11/09/2019

Klaus Gjasula, mesfushori i Shqipërisë, që ka luajtur ndeshjen e parë si titullar me kombëtaren, ka folur për suksesin:

"Ishte e rëndësishme të fitonim, duke qenë se vinim pas humbjes me Francën. Tani na pret një finale ndaj Turqisë, por nëse luajmë me këtë grintë dhe kështu në sulm, besoj se mund t'ia dalim".

"Pse e mbaj kasketën në kokë? Sepse kohë më parë theva një kockë te koka dhe duhet të mbrohesha. E hoqa kasketën njëherë në një ndeshje dhe portieri i ekipit tim me grusht në tentativë për të hequr topin me goditi aty... Nga aty, e vura prap dhe nuk e heq më. Më thërrasin gladiator në Gjermani!".

"Unë më i mirë se vëllai (Jurgen Gjasula)? Jo, jo! Ai ka qenë lojtar shumë i mirë, por nuk e di pse nuk i eci me kombëtaren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco