Fitorja e bujshme përballë Islandës, ja rekordi që vendos Shqipëria

Fitorja e bujshme përballë Islandës, ja rekordi që vendos Shqipëria

09:38, 11/09/2019

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 në “Elbasan Arena” me Islandën, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve në Grupin H eliminator të “EURO 2020”.

Por kjo nuk ishte një fitore e radhës pasi përballja dhe golat ndaj Islandës tashmë janë pjesë e historisë së Kombëtares kuqezi.

Që prej themelimit të FSHF-së dhe ndeshjes së parë zyrtare të vlefshme për Kupën Ballkanike në vitin 1946 (Shqipëri-Jugosllavi 2-3), kuqezinjtë nuk kishin fituar asnjëherë një ndeshje eliminatore të vlefshme për Europianin apo Botërorin duke shënuar katër gola.

Në miqësore Shqipëria ka fituar me shifra të thella 6- 1 apo edhe 4-1 ndaj ekipeve si Qipro apo Lituania, por ama në ndeshje eliminatore kurrë më parë nuk kemi bërë “poker”. Prandaj, edhe fitorja me Islandën është historike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco