U hoqi pasaportat diplomatike, Rama shkon me urgjencë e takon futbollistët e Kombëtares

U hoqi pasaportat diplomatike, Rama shkon me urgjencë e takon futbollistët e Kombëtares

14:20, 10/09/2019

Edi Rama ditën e sotme ka takuar futbollistët e Kombëtares një ditë pasi Andi Lila deklaroi që u është hequr pasaportat diplomatike futbollistëve shqiptarë të cilët ishin pjesë në Europian, që u dekoruan në vitin 2016.

Lila tha se përveçse u ka hequr pasaportat, ministri në detyre, Gent Cakaj nuk u ka dhënë as edhe një motivacion për këtë çdekorim nga ana e tij.

Me paturpësinë më të madhe kryeministri ka shkuar për t’i premtuar gënjeshtrën e radhës, lojtarëve të cilët në 2016-ën ishin pjesë e historisë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Europian.

Lojtarët kuqezinj gjatë paradites së sotme kanë zhvilluar seancën e fundi stërvitore para përballjes me Islandën e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco