Skandali me himnin shqiptar, ja çfarë rrezikon Franca. Dënim me...

Skandali me himnin shqiptar, ja çfarë rrezikon Franca. Dënim me...

08:36, 09/09/2019

UEFA do të ndëshkojë me gjobë Federata e Francës për skandalin me himnin para fillimit të ndeshjes kundër Shqipërisë.

Autoritetet e futbollit francez jetuan disa minuta të gjata të turpshme, të shtunën në mbrëmje, në stadiumin “Stade de France”. Ndërkohë që ekipi francez do të zhvillonte ndeshjen me ekipin e Shqipërisë,  në altoparlantë u dëgjua himni i ... Andorrës, kundërshtari i ardhshëm i ekipit francez të drejtuar nga Didier Deschamps.

Në bazë të rregullores për raste të tilla, Federata e Futbollit të Francës pritet të ndëshkohet nga 5 deri në 10 mijë euro gjobë, për shkak të mangësive në organizimin e ndeshjes ndërkombëtare, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Takimi i luajtur në “Stade de France” në Paris nisi me 6 minuta vonesë, pasi Kombëtarja nuk pranoi ta niste lojën derisa të ekzekutohej himni shqiptar. Gafa vazhdoi edhe me spikerin nga fonia e stadiumit, i cili kërkoi ndjesë për Armeninë dhe jo Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco