Eliminatoret ‘EURO 2020’/ Armenia bën surprizën e parë, ja ndeshjet e tjera që do të luhen sot

Eliminatoret ‘EURO 2020’/ Armenia bën surprizën e parë, ja ndeshjet e tjera që do të luhen sot

17:43, 08/09/2019

Spektakël dhe gola në Yervean në ndeshjen mes Armenisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Gjithë inatin që krijoi nga ajo humbje ndoshta e pamerituar ndaj Italisë, Armenia e shfryu ndaj Bosnje Hercegovinës, të cilën e mposhti me rezultatin 4-2, duke i marrë edhe vendin e tretë në renditjen e Grupit J, në kuotën e 9 pikëve.

Me këtë sukses Armenia rriti shanset e saj për një kualifikim të mundshëm në Europian, ndërkohë që u pakësuan akoma edhe më shumë shanset e Bosnje Hercegovinës për të shkuar në Euro 2020.

Henrik Mkhitaryan ishte heroi i vendasve me dy gola të realizuar, edhe pse rrjetat që sollën fitoren ishin ato të Hambardzymyan dhe autogoli i Loncar.

Për Bosnje Hercegovinën barazuan përkohësisht shifrat në 1-1 dhe 2-2 Dzeko dhe Gojak.

Kjo ishte surpriza e parë e ditës së sotme, teksa në orën 18:00 dhe 20:45 do të luhen disa ndeshje të tjera siç mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco