VIDEO/ Ronaldo u tregon tifozëve të Serbisë se nuk duhet të brohorisni kundër tij Messi Messi!

VIDEO/ Ronaldo u tregon tifozëve të Serbisë se nuk duhet të brohorisni kundër tij Messi Messi!

13:50, 08/09/2019

Disa lojtarë e humbasin toruan kur vihen në shënjestër të tifozëve, mirëpo Cristiano Ronaldo nuk është një prej tyre.

Që në moshë të re, Ronaldo është përballur me armiqësinë e tifozëve kundërshtarë, por gjithmonë ja ka dalë, dhe i ka  përballuar sulmet e tyre.

Madje kjo gjë i jep më shumë vetëbesim portugezit.

Një gjë e njëjtë ndodhi dhe të shtunën në mbrëmje në ndeshje e Portugalisë ndaj Serbisë, për kualifikueset e EURO2020.

Çdo prekje e Ronaldos shoqërohej me brohorima “ Messi, Messi”,  nga tifozët serb.

Kjo ishte, natyrisht, një përpjekje e qëllimshme për të mashtruar Ronaldon me shpresën se do ta bënte atë të luante keq.

Por rezultati ishte i pashmangshëm.

Ronaldo arriti që të shënoi golin që i çoi shifrat në 3-1 për luzitanët, duke i dhënë kështu një shuplakë tifozëve që kërkonin ta nervozonin, shkruan Syri.net

Madje ai bëri dhe festimin e tij të përhershëm (SIIIUUU) duke i çoroditur tifozët serb.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco