Griezzman i shokuar nga vendosja e himnit të gabuar: Ishte një gabim i rëndë. Edhe ne do të...

Griezzman i shokuar nga vendosja e himnit të gabuar: Ishte një gabim i rëndë. Edhe ne do të...

10:23, 08/09/2019

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë prodhojë një moment  të pakëndshëm. Organizatorët e takimit në vend të himinit tonë kombëtarë vendosën atë të Andorrës duke krijuar kaos në stadium.

Futbollistët kuqezi nuk pranuan të nisin takimin pa u kënduar himni i Shqipërisë dhe për këtë, morën edhe duartrokitje nga tifozeria franceze.

Në përfundim të ndeshjes, në lidhje me incidentin ka folur dhe Antoine Griezmann i cili u shpreh se ky ishte një gabim i rëndë dhe ishte i shokuar.

 “Jam i shokuar nga ky gabim i rëndë. Nuk duhet të ndodhë më dhe pritëm me durim deri sa u këndua himni i duhur. Edhe ne do të ishim të prekur nëse do të na ndodhte ky incident”, tha Grizman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco