ZYRTARE/ Mardona kthehet të drejtojë një skuadër, firmos me klubin Argjentinas

ZYRTARE/ Mardona kthehet të drejtojë një skuadër, firmos me klubin Argjentinas

22:39, 05/09/2019

Pas largimit nga skuadra e Dorados për shkak të problemeve fizike, Diego Armando Maradona është gati për të marrë drejtimin e një skuadre të re. Legjenenda argjentinase ka lënë pas problemet dhe tashmë është gati për të marrë drejtimin e skuadrës së Gimnasia Esgrima la Plata.

Është klubi argjentinas që ka njoftuar nëpërmjet faqes së saj zyrtare, arritjen e kësaj marrëveshje.

 Gimnasia militon në Superligën e Argjentinës.

Gimnasia La Plata ka vetëm një pikë në 5 ndeshjet e para në kampionat dhe ishte në kërkim të një trajneri të ri.

Kjo është skuadra e tretë që  Maradona do të stërvisë në kampionatin argjentinas pas Deportivo Mandiyu në 1994 dhe Racing në 1995.



© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco