Bayern Munich kërkon të marrë shërbimet e dy lojtarëve të Juventus

Bayern Munich kërkon të marrë shërbimet e dy lojtarëve të Juventus

12:29, 01/09/2019

Bayern Munich është përforcuar gjatë kësaj vere me disa emra ‘big’ si, Pavard, Hernadez, Coutinho e Perisic.

Por siç raportohet nga mediat gjermane, kampionët e bundesligës po përgatiten të bëjnë dhe një lëvizje të fundit në këtë merkato, madje me një lëvizje ata kërkojnë të marrin dy lojtarë të një skuadre.

Është dyshja e Juventus, Mario Mandzukic dhe Emre Can që kanë përfunduar në listën e dëshirave të Bayern.

Dyshja nuk do të kenë vend në planet e Maurizio Sarri, pas rikthimit të Higuain dhe ardhjes së Ramsey e Rabiot në skuadër.

Kështu, bavarezët po synojnë të shfrytëzojnë situatën e vështirë të tyre dhe të nënshkruajë para mbylljes merkatos. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco