Disfata me Udinesen/ Te Milani ankohen për arbitrin

Disfata me Udinesen/ Te Milani ankohen për arbitrin

23:55, 25/08/2019

Milani humbi ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Udineses në transfertë dhe ka zhgënjyer jo pak tifozët.

Në përfundim të ndeshjes, Alesio Romagnoli foli për “Sky Sport”, duke dhënë mendimin e tij për këtë sfidë të humbur.

“Ne e dinim që kjo ndeshje nuk ishte e barabartë, ne duhet të bënim më shumë dhe kjo nuk ndodhi. Duhet të shohim përpara, të punojmë dhe të përpiqemi të zbatojmë ato që na thotë trajneri. Shpresojmë të puna e trajnerit, jam i sigurt se të gjitha do të vijnë nga stërvitja, vetëm na duhet pak kohë.

Arbitri? Unë mendoj se ai mund të bënte më mirë. Imazhet për rastin e penalltisë ishin të qarta, por vetëm ai nuk mund t’i shihte. Tashmë iku, le të shpresojmë që ai mund të shkojë më mirë herën tjetër”, deklaroi Romagnoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco