VIDEO/ Barcelona dhuron spektakël me Betisin, Griezmann shënon dopjetën e parë si katalanas

VIDEO/ Barcelona dhuron spektakël me Betisin, Griezmann shënon dopjetën e parë si katalanas

23:01, 25/08/2019

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare ndaj Betisit, në “Camp Nou”, me rezultatin 5-2.

Skuadra e Ernesto Valverdes, ka arritur të përmbysë rezultatin, me Griezmann protagonist, i cili shënoi 2 gola dhe dhuroi një asist.

Fekir kaloi Betisin në avantazh në minutën e 15-t dhe i dha shumë shpresa skuadrës së tij për një rezultat të mirë.

Por, Griezmann nuk mendoi kështu dhe me dy gola në minutën e 41-t dhe të 50-t përmbysi gjithçka.

Këto ishin golat e parë të francezit në “Camp Nou”.

Perez, Jordi Alba dhe Vidal me një asist të Greizmana, kanë mbyllur llogaritë për katalanasit, të cilët pësuan dhe një gol nga Loren në minutën e 79-të.

Një fitore që kënaq tifozët dhe risjell entuziazmin, pas humbjes nga Atletiko Bilbao javën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco